Rreth nesh

NuMetric Accountant > Rreth nesh

Gjeni zgjidhjen perfekte për biznesin tuaj

NuMetric Accountant, është një zyrë kontabile e themeluar më 31 Janar 2011. Që në nisje të aktivitetit qëllimi parësor ka qenë ofrimi i shërbimeve financiare dhe kontabile unike duke ruajtur një balancë ndërmjet ofrimit të një shërbimi cilësorë dhe profesional, etikës në biznes, si dhe komunikimit me klientët potencial.
Puna jonë konsiston në ofrimin e shërbimeve financiare e kontabile për subjekte me aktivitet tregtar, shërbim, prodhim, aktivitet ndërtimi, si dhe organizata jo-fitimprurëse.
Ndër vite Numetric Accountant ka patur bashkëpunime me studio ligjore duke u ofruar klientëve të saj shërbime të plota financiare dhe ligjore.
Stafi përbërës është i kualifikuar dhe angazhohet vazhdimisht në trajnime të ndryshme për të përmbushur standardet më të larta të tregut.
Mes nesh do të gjeni një ambient mjaft të ngrohtë dhe mikpritës që do ta bëjë bashkëpunimin tonë më fitimprurës për ju!